Albania: Olta Boka - Zemrën E Lamë Peng

Eurovision Song Contest · Eurovision Song Contest 2008 [2008]

Ora si zemër troket

Ora e çmendur rend

Akrepa nuk ka

Kohën vodhe ti nga jeta ime



Bora e zërit tënd

Mbi zemrën time ra

Mbuloi,Strehën e fundit, Të dashurisë



Dhe ndalen akrepat atje



Ditë pas dite ne

Rrahje pas rrahje

Më kot kërkuam

Or' e përkryer, Një zemër jo kurrë s'mund të jetë

Natë pas nate ne

Rrahje pas rrahje

Ne të larguar

Por jo nuk mundëm

Se zemrën të dy e lame peng



Ora si zemër troket

Ora e çmendur rend

Akrepa nuk ka

Kohën vodhe ti nga jeta ime



Bora e zërit tënd

Mbi zemrën time ra

Mbuloi,Strehën e fundit, Të dashurisë



Dhe ndalen akrepat atje



Ditë pas dite ne

Rrahje pas rrahje

Më kot kërkuam

Or' e përkryer, Një zemër jo kurrë s'mund të jetë

Natë pas nate ne

Rrahje pas rrahje

Ne të larguar

Por jo nuk mundëm

Se zemrën të dy e lame peng